Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i ka fillimet e veta në vitin 1947, viti i themelimit të Katedrës së Gjuhës Ruse. Katedra e Gjuhës Ruse ka funksionuar në kuadrin e një Instituti 2-vjeçar, i cili në vitin 1951 u shndërrua në Institut të Lartë Pedagogjik. Me krijimin e Universitetit të Tiranës më 1957, Katedra e Gjuhës Ruse kalon si degë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë.
Në vitin 1960, u themelua Departamenti i Gjuhës Angleze (ish-katedra e Gjuhës Angleze). Fillimisht programi mësimor synonte kryesisht përgatitjen e mesuesve të ardhshëm të gjuhës angleze dhe gjuhës e letërsisë shqipe për shkollat e mesme dhe tetëvjeçare. Pesë vjet më vonë, në vitin 1965, u krijua Departamenti i Gjuhës Frënge.
Departamenti i Gjuhës Italiane u krijua në vitin 1984 me synimin për të përgatitur mësuesit e ardhshëm të gjuhës italiane si dhe për të përhapur dhe njohur kulturën dhe botëkuptimin italian.
Në shtator të vitit 1991, krijohet Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Ky fakultet në përbërjen e tij kishte Katedrën e Gjuhës Ruse, Katedrën e Gjuhës Angleze, Katedrën e Gjuhës Frënge dhe Katedrën e Gjuhës Italiane. Në vitin 1992 fakultetit i shtohet Katedra e Gjuhës Gjermane. Në vitin 1995 krijohet Departameni i Gjuhëve Sllavo- Ballkanike, i cili në përbërjen e tij përfshiu Degën e Gjuhës Rusë, Degën e Gjuhës Turke (1996) dhe degën e Gjuhës Greke(1998). Në vitin 2008, fakultetit i shtohet edhe departamenti i Gjuhës Spanjolle.
Organizimi
Departamentet
-
Departamenti i Gjuhës Angleze
-
Departamenti i Gjuhës Italiane
-
Departamenti i Gjuhës Frënge
-
Departamenti i Gjuhës Spanjolle
-
Departamenti i Gjuhës Gjermane
-
Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike
-
Departamenti i Gjuhës Greke
Fakulteti ofron programet Bachelor, Master i shkencave, dhe Doktoraturë.
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
-
Prof. Dr.Esmeralda KROMIDHA, Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.
-
Dr. Alnida (Shano) KOROSHI, Zv. Dekan për ciklin e parë të studimeve,cilësinë dhe kurrikulat
-
Dr. Drita RIRA, Zv. Dekan për Ciklin e Dytë të Studimeve, Koordinatore akademike Erasmus+ dhe marrëdhenieve me jashtë
-
Prof. Dr. Saverina PASHO, Zv. Dekan për Ciklin e Tretë të Studimeve,kërkimin shkencor dhe botimet
-
Dr.Ogerta STROKA, Zv. Dekan për marrëdhëniet me studentët, publikun dhe këshillimin e karrierës
Organika me kohë të plotë e personelit akademik në FGJH (Kliko këtu)
Struktura Organizative e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja (Kliko këtu)